Lipjani shënon Ditën Botërore të Zemrës

Lipjani shënon Ditën Botërore të Zemrës

Janjeva kundërshton zhvendosjen e autoambulancës në Lipjan

Çdo vit në muajin shtator organizohet në nivel global Dita Botërore e Zemrës .
Edhe Komuna e Lipjanit konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesjes Sociale në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shendetit Publik përmes të një ekipi të profesionistëve shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, sot në sheshin “Adem Jashari” ka shënuar këtë ditë. “Përmes këtij aktiviteti ne synojmë të promovojmë masat parandaluese të cilat ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare”, ka thënë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni.
Ajo ka shtuar se ky është ky është një event i cili organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën.Image may contain: 1 person, sitting, table and outdoor

COMMENTS