Lipjani shënon fitoren e parë në Superligë

Lipjani shënon fitoren e parë në Superligë

Ymeri fajëson Kurtin për ndarjen e Vetëvendosjes

Lipjani ka shënuar fitoren e parë në Superligë, duke mundur në udhëtim Bashkimin me rezultat 64:83 (15:26, 13:23, 13:17, 23:17) në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Lipjanasit ishin të vendosur për të fituar dhe e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 15:26. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 13:23, duke shkuar në pushim me rezultat 28:49. Por, Lipjani nuk u ndal as në pjesën e dytë. 13:17 e fitoi periodën e tretë, derisa dhjetëminutëshi i fundit i takoi vendasve 23:17, por Lipjani triumfoi në fund me rezultat 64:83, duke shënuar fitoren e parë në këtë edicion pas 16 humbjeve radhazi, derisa Bashkimi ka 11 fitore dhe gjashtë humbje.

Terik Bridgeman ishte më i dalluari te Bashkimi me 24 pikë e 12 kërcime, derisa te Lipjani u dallua dyshja Tamas Bruce me 28 pikë e 24 kërcime dhe Warren Winson me 24 pikë.

COMMENTS