Lipjani tregohet zemërgjerë për Sejdin, 40 mijë euro për pak orë

Lipjani tregohet zemërgjerë për Sejdin, 40 mijë euro për pak orë

Familja shkon në vendin ku u ther 7-vjeçari nga Lipjani

Që nga orët e hershme të mëngjesit ndërrmarës dhe qytetarë të ndryshëm kanë ndihmuar me të holla për shërimin e të riut Sejdi Smajlin i cili ka nevojë për trajtim emergjent jashtë vendit, njofton Ulpianapress.

Ndërkohë që aksioni pritet që edhe nesër të vazhdon, qytetarë të shumtë do të vazhdojnë të ndihmojnë me të holla për të arritur shumën prej 120 mijë euro.

Organizatorët kanë numëruar të gjitha te hollat dhe kanë treguar se deri më tani janë grumbulluar rreth 40 mijë euro, të holla këto të grumbulluara brenda pak orësh.

Aksioni do të vazhdoj edhe nesër duke filluar nga ora 09:00 në sheshin ”Adem Jashari” në Lipjan, tenda është e vendosur afër restorant ”Pishat”.

COMMENTS