Bujaria i jep mbështetje Fitim Selimit për kryetar të Lipjanit (Video/Foto)

Bujaria i jep mbështetje Fitim Selimit për kryetar të Lipjanit (Video/Foto)

Në shkollën e Bujarisë në orët e mbrëmjes, AAK-ja me strukturat e veta ka mbajtur tubim zgjedhor në të cilin ishin të pranishëm numër i madh i qytetar

Fitim Selimi vizitoi fabriken e perpunimit te qumeshtit “Diti” ne Lipjan

Në shkollën e Bujarisë në orët e mbrëmjes, AAK-ja me strukturat e veta ka mbajtur tubim zgjedhor në të cilin ishin të pranishëm numër i madh i qytetarëve, njofton Ulpianapress.

Kështu kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e AAK-së, dr.Fitim Selimi, gjatë shpalosjes së programit të AAK-së, ka pohuar në fillim se “sot jemi bashkuar me juve që të shpalosim programin tonë të cilin e kanë përqafuar gjithë qytetarët.Andaj, për realizimin e këtij programi sdo mend se na duhet mbështetja e juaj.Pra, sot është moment i duhur që të kemi në ballë të qeverisjes njerëzit e vlerave që janë dëshmuar me kohë.E dini qytetarë të nderuar për degradimet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes komunale në largim, prandaj, kemi marrë besimin e qytetarëve që ti qojmë përpara proceset në të mirën e tyre në cdo fushë të jetës”, ka thënë në fillim,dr.Fitim Selimi,kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga AAK-ja.

Më pas,para shumë të pranishmëve ka thënë se “në administratën komunale kishim diskriminim.Ndërsa,priveligjoheshin vetëm ata që ishin pjesë e kreut të komunës.
Poashtu, dr.Fitim Selimi ka numëruar të metat që janë shënuar në shumë sfera të jetës.Ai,në vecandi ka përmendur fushën e kulturës,ku sic tha dr.Selimi nuk mban në mend një qytetar i Lipjanit të ketë parë një concert në shtëpinë e kulturës,apo një dramë,recital…Gjendje e mjerueshme është shënuar edhe në fusha të tjera,sin në ekonomi…Punësimi në shkallën zero, bujqësia fare nuk është mbështetur, ekonomia e vogël poashtu.Kemi gjendje të mjerueshme në strehimoren në Magurë,pra këtu është tmerri i botës,sepse për ata njerëz nuk është interesuar askush.Prandaj,me ardhjen e AAK-së në qeverisje të gjitha të këqijat do të eliminohen,qytetarët nuk do të jenë të diskriminuar mbi baza partiake dhe do të jetë një jetë dinjitoze për të gjithë.Do të ketë përparime në të gjitha sferat e jetës,ka pohuar mes tjerash kandidati per kryetar të komunës së Lipjanit nga AAK-ja, dr.Fitim Selimi në tubimin elektoral në fshatin Bujari./Ulpianapress

COMMENTS