Fillojnë reshjet e para të borës në Lipjan

Fillojnë reshjet e para të borës në Lipjan

Gjatë orëve të mbrëmjes në Lipjan ka filluar të bjerë borë, njofton Ulpianapress. Një ndryshim i tillë moti ishte paralajmëruar nga Instituti Hidro

Detaje të reja rreth dështimit të sigurisë në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë orëve të mbrëmjes në Lipjan ka filluar të bjerë borë, njofton Ulpianapress.

Një ndryshim i tillë moti ishte paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Po sipas IHMK-së, edhe gjatë orëve në vijim priten reshje të dobëta bore dhe shiu.

Pas kësaj situate meteorologjike temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -4 gradë celsius.

Po sipas IHMK-së, kjo gjendje e motit do të jetë e paqëndrueshme, sepse nga dita e martë e tutje do të ketë ngritje në fushat termike dhe barike, duke bërë që merkuri në termometër të shënojë vlera deri në 12 gradë Celsius.

COMMENTS