Kryetari Ahmeti mbajti takimin publik me qytetarët e Komunës së Lipjanit

Kryetari Ahmeti mbajti takimin publik me qytetarët e Komunës së Lipjanit

Në përmbyllje të vitit 2017, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë lipjana

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan

Në përmbyllje të vitit 2017, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë lipjanas, ku i ka njoftuar ata për punën njëvjeçare të qeverisjes lokale dhe ka diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellur komunën e Lipjanit përgjat këtij viti.
Me këtë rast kryetari Ahmeti është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë përgjat këtij viti, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Kryetari Ahmeti është shprehur i bindur që në vitin e ardhshëm do të kemi më shumë projekte të realizuar për fakti se kemi rritje të buxhetit për investime kapitale, dhe këtë ai e ka vlerësuar si një progras mjaft pozitiv që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Kreu i Lipjanit tha se deri më tani nuk është përjashtuar ndonjë fshat, është investuar në shumicën e fshatrave dhe gradualisht do të investohet në të gjitha fshatrat, varësisht nga prioritetet dhe mundësitë buxhetore.
”Jemi të njohur me problemet të cilat ballafaqohen lokalitetet e komunës sonë, prandaj do të bëjmë përpjekje që ato nevoja të lokaliteteve t’i përfshimë në listën e investimeve kapitale në vitin 2018 dhe në vitet në vijim” është shprehur kryetari Ahmeti.
Ai po ashtu ka njoftuar të pranishmit që për herë të parë nga viti i ardhshëm do të filloj të investohet edhe në kabinetet për shkolla dhe në blerjen e librave për biblioteka.
Ndërkaq, qytetarët e kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.
Në fund, kryetari i komunës, Imri Ahmeti, ka falënderuar qytetarët e pranishm në këtë takim publik të organizuar për këtë fundvit , dhe njëkohësisht ka kërkuar nga ata që të jenë aktiv dhe nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit.Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS