Lipjanin po e ndihmojnë edhe donatorët

Lipjanin po e ndihmojnë edhe donatorët

GJOBA E LARTË QË MUND TA MERRNI NËSE PINI DUHAN GJATË VOZITJES

Sot gjatë ditës kemi pranuar donacione nga fondacioni “Labinot Tahiri”, me 100 pako ushqimore, MadeKOS, me 2 mijë euro vlerë me material mjekësor (maska, doreza, dezinfektant, mantela etj) dhe rrobaqepsja Isamete Krasniqi ka dhuruar 600 maska për nevojat e Komunës.

Së bashku me Policinë e Kosovës kemi takuar edhe përfaqësuesit e FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, ku diskutuam për situatën e krijuar në Lipjan pas rasteve të reja me COVID-19.

Po ashtu, kam takuar edhe krerët e KBI-së në Lipjan, për tu koordinuar dhe bashkangjitur kampanjës së tyre “Sofra e Ramazanit”, që po organizohet në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Falenderoi të gjithë për donacionet që kanë ndihmuar për Komunën e Lipjanit, shpresoj që këto ndihma do të ndihmojnë edhe më shumë personat që kanë nevoj që së bashku ta përballojmë këtë situatë sa më lehtë.

COMMENTS