Lirohen dy ushtarët serbë të FSK-së

Lirohen dy ushtarët serbë të FSK-së

FMN premton ndihma për MASHT-in

Raportohet se janë liruar dy pjesëtarët serb të Ushtrisë së Kosovës të cilët ishin ndaluar herët në mëngjes nga autoritetet serbe në pikë kalimin kufitar në Jarinjë.

Alen dhe Anel Ujkanovic janë intervistuar nga autoritetet serbe për tre orë rresht.

Këtë e ka konfirmuar Gjenerali Rrahman Rama.

Edhe Anel Ujkanovic ndërkohë ka treguar se tani janë në Novi Pazar. Ai ka rrëfyer se si janë marrë në pyetje nga pala serbe për tre orë rresht.

 Për ndalimin e tyre ka reaguar sot edhe i pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj i cili kishte kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se këto janë veprime të papërgjegjshme të Serbisë. Sipas tij këto veprime janë një tregues i qartë se pse Serbia e meriton vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë.

COMMENTS