Lokalet dhe qytetarët e Lipjanit injorojnë masat anti-COVID, policia i gjobit

Lokalet dhe qytetarët e Lipjanit injorojnë masat anti-COVID, policia i gjobit

Kryetari Ahmeti: Unë do jem në Prizren për ta përkrahur KB Lipjanin

Qytetarët, duket se injorojnë përdorimin e maskave nepër rrugët e qytetit duke pasur një qëndrim të shkujdesur, shumë larg ndërgjegjësimit që po bashkëjetojmë më virusin.

Në Lipjan u zhvillua një aksion nga policia e Lipjanit për një muaj, ku u inicuan kërkesa për inspektoratin Sanitar për fillimin e procedurës për kundërvajtje.

Në këtë kërkesë të policisë përfshihen
10 gjoba mandatore për subjektet afariste, 3 fletëparaqitje për Gjykata aubjekteve afariste, 3 ndalime të ushtrimit të veprimtarisë ndërsa u shqiptuan edhe 1986 gjoba mandatare ndaj qytetarëve të cilët nuk kishin maska të vendosura.

Ndryshe, që nga fillimi pandemisë e deri tash janë konfirmuar 248 raste me koronavius në këtë komunë dhe janë regjistruar pesë raste të vdekjeve.

Aktualisht në komunën e Lipjanit janë 133 raste aktive me këtë sëmundje./Ulpianapress/

COMMENTS