Lundrimi nëpër botë me anijen luksoze:Udhëtimi zgjat 245 ditë, për rezervimin e biletës duhet pasur 75 mijë euro (Foto/Video)

Lundrimi nëpër botë me anijen luksoze:Udhëtimi zgjat 245 ditë, për rezervimin e biletës duhet pasur 75 mijë euro (Foto/Video)

Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)

Anija luksoze norvegjeze “Viking Sun” gjatë vitit të ardhshëm do të fillojë udhëtimin rreth botës për plot 245 ditë, ku do të vizitojë 59 vende nga çdo kontinent. Anija në të cilën do të akomodohen 930 pasagjerë, do të ndalet në 113 porte detare.

Nëse dëshironi të vizitoni vende të ndryshme të botës më këtë anije luksoze, duhet t’i ndani të paktën 75 mijë euro, transmeton Telegrafi.

“Viking Sun” me 930 pasagjerët do të largohet nga porti detar Greenich në korrik të vitit të ardhshëm, kurse udhëtimin nëpër botë do të duhej ta përfundonte në maj. Gjatë 245 ditëve udhëtim, pasagjerët do të kenë rastin të vizitojnë qytete të ndryshme nga të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës.

Ndalesat e para do të bëhen në Irlandë dhe Norvegji, më pas do të vazhdojë udhëtimin nëpër Atlantik deri në Grenlandë.

Në çmim përfshihen bileta e aeroplanit në klasin biznes për në Londër, si dhe të gjitha shujtat. Në këtë anije pasagjerët do të mund ta shijojnë muzikën klasike.

Bileta më e lirë do të kushtojë 75 mijë euro për person, që do të thotë që për një çift duhet ndarë 150 mijë euro për një udhëtim rreth botës.

Pasagjerët do t’i kenë në dispozicion dy pishina, banjo termale, kurse kabina më e madhe është “apartamenti” që tashmë është rezervuar edhe pse kushton 220 mijë euro për person, kurse për dy 440 mijë euro.

COMMENTS