Magnet i implantuar në qafë, teknologjia e fundit për të luftuar gërhitjen

Magnet i implantuar në qafë, teknologjia e fundit për të luftuar gërhitjen

Nëse nuk i pastroni radiatorët, mund ta pësoni keq- Ja pse?

Një qafore me sistem magentik është teknologjia më e fundit, që është aprovuar për të trajtuar njerëzit me çrregullime të gjumit dhe gërhitjes, shkruan Dailymail.

Pajisja magnetike që duhet të vendoset në qafë, është e disenjuar për të mbajtur rrugët e ajrit të hapura gjatë natën në mënyrë që të trajtoj apnean obstruktive të gjumit, çrregullim ky që prek miliona njerëz në tërë botën.

Kur jemi në gjumë muskujt në pjesën e prapme të fytit relaksohen. Për shumicën e njerëzve kjo gjë nuk shkakton problem, por për ata që vuajnë nga apnea, këta muskuj I ngushtojnë shumë rrugët e arjti, duke e bërë që frymmarrja të bllokohet çdo dhjetë sekonda. Kur truri e përcepton se frymëmarrja është ndalur, ai dërgon sinjale që muskujt e rrugëve të frymëmarrjes të kontraktohen përsëri.

Ky çrregullim është më I shpeshtë tek meshkujt mbi moshën 40 vjeç. Gjithashtu, të qenit mbipeshë, pirja e alkoolit dhe e duhanit janë gjithashtu fatorë që e rrisin rrezikun e prekjes nga ky problem.

Nëse nuk trajtohet apnea mund të rrisë presionin e lartë të gjakut dhe rrit rrezikun e një sulmi në zemër. Studimet tregojnë se personat që përballen me këtë problem, kanë 12 herë më shumë shanse të përfshihen në një aksident automobilistik.

Deri tani ky çrregullim është trajtuar duke ndryshuar stilin e jetës, humbjen e peshës, zvogëlimi I konsumimit të alkoolit dhe gjumi I rregullt.

Gjithsesi, pajisja e fundit përdor llojin e magentit që përdoret tek disqet e kompjuterëve, të padëmshme, të cilat mund të implantohen në mënyrë kirurgjikale në qafën e personit.

Deri më tani gjashtë njerëz vullnetarë janë pajisur me këtë implant, dhe shkenctarët janë të bindur se kjo metodë do të arrijë të trajtoj personat që vuajnë nga ky çrregullim I gjumit./Gazeta Express

COMMENTS