Maguire – policëve grekë: A e dini kush jam unë? Jam kapiten i Man Utd, jam shumë i pasur

Maguire – policëve grekë: A e dini kush jam unë? Jam kapiten i Man Utd, jam shumë i pasur

Barcelona me ofertë të çmendur për Richarlison

Harry Maguire ishte shkelmuar në këmbë nga oficerët e policisë greke, të cilit i kishin thënë atij “karriera juaj ka marrë fund”, sipas avokatit të kapitenit të Manchetser United.

Prokuroria greke ka thënë se Maguire kishte thënë në stacion policor: “A e dini ju kush jam unë? Unë jam kapiteni i Manchester United, jam shumë i pasur, mund t’ju jap para, mund t’ju paguaj, ju lutem na lini të shkojmë”.

Gjykimi i mbrojtësit të Unitedit ka nisur sot në ishullin grek, Syros, transmeton Express.

Ai po përfaqësohet nga Alexis Anagnostakis, njëri prej avokatëve kryesor për të drejtat e njeriut.

27-vjeçari u lirua nga paraburgimi të shtunën, pasi ishte arrestuar të enjten në ishullin Mykonos, pas një përleshjeje me zyrtarët policorë.

Maguire nuk është i obliguar të paraqitet personalisht në gjykatë dhe thuhet se është deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Anagnostakis thotë se Maguire u shkelmua në këmbë nga zyrtarët policorë, të cilët i kishin thënë: “Karriera juaj ka përfunduar”.

Anagnostakis tha sot para gjykatës në Syros: “Dy burra shqiptarë iu afruan motrës së Maguire, Daisy, e cila i humbi ndjenjat menjëherë pasi u injektua me një substancë të panjohur”.

COMMENTS