Maradona: Kurrë më trajner i Argjentinës, tradhtarët i pështyj në fytyrë

Maradona: Kurrë më trajner i Argjentinës, tradhtarët i pështyj në fytyrë

Ekpertët e futbollit europian zbarkuan në Lipjan, takohen me drejtuesit e KF Ulpianës (Foto)

Diego Armando Maradona, aktualisht në në krye të Dorados në Meksikë, u rikthye të fliste për eksperiencën e tij në krye të Argjentinës, duke përjashtuar një riemërim të tij të mundshëm në stolin e “Seleccion”.

“U gabova atëherë me Macheranon, mendova se ishte lider. Sot më duhet të them se Mascherano nuk ishte ai që bësoja se ishte, gjithsesi, gabimi ishte imi, jo o Mascheranos. A do të rikthehesha si trajner i Argjentinës? Nuk do ta bëj kurrë. Kërkonim një federatë të re dhe zgjodhëm president Tapian. Është edhe faji im, në atë kohë erdhi të më kërkonte ndihmë dhe unë i thashë po. Premtoi shumë gjëra, por nuk bëri asgjë dhe as denjoi të më telefononte. Kjo është ajo që më ka mërzitur më shumë. Është një tradhti dhe unë tradhtarët do t’i pështyja në fytyrë.”

Maradona këshilloi Lione Messin që të mos kthehej në përfaqësuese. Sipas tij, nuk ka pse “ylli” i Barcelonës të marrë përgjegjësitë dhe të vuajë për zhgënjimet e Argjentinës, kur gabimet janë të federatës në mënyrën sesi e menaxhon kombëtaren.

COMMENTS