MARKO GJURIQ NUK MUND TË PAJTOHET ME REALITETIN, KËTË HERË ANKOHET NË APOSTOLOVËN

MARKO GJURIQ NUK MUND TË PAJTOHET ME REALITETIN, KËTË HERË ANKOHET NË APOSTOLOVËN

Mirënjohja e deleve për qenin e gjakosur që i mbrojti nga ujku

Shefja e misionit të BE në Prishtinë Natalia Apostolova ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më tepër për t’i bindur shtetet të cilat ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt.

Ajo ka thënë se Kosova është e barabartë me shtetet tjera të rajonit.

Duke e përmendur miratimin e paradokohshëm të Platformës për dialog me Serbinë e cila së shpejti duhet të gjendet në Kuvendin e Kosovës, Apostolova ka theksuar se miratimi i saj do të tregoj se partitë politike janë seriozisht të angazhuar për reforma.

“Ajo që shefja e BE në Kosovë Natalia Apostolova e ka përkrahur platformën e Prishtinës do të thotë se me këtë e ka përkrahur pretendimin e Kosovës për pavarësi, dhe se në mënyrë të drejtpërdrejtë është vënë në anën e Prishtinës me çka e ia ka humb kuptimin dialogut”, ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës “zyre për Kosovë dhe Metohi”, Marko Gjuriq, duke reaguar në deklaratën e ambasadores së BE në Kosovë.

“Deklarata e Apostolovës paraqet goditje të drejtpërdrejtë ndaj procesit të negociatave. Ajo në këtë deklaratë pa dyshim e sulmon parimin e statusit të neutralitetit duke i bërë thirrje shteteve anëtarë të BE të cilët nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë, me çka ajo haptas u po e mbanë anën e Kosovës”., ka thënë Gjuriq./Insajderi.com.

COMMENTS