Marshi opozitës në Lipjan nis e mbaron me akuza të rënda për pushtetin e Imri Ahmetit

Marshi opozitës në Lipjan nis e mbaron me akuza të rënda për pushtetin e Imri Ahmetit

Kroatët e Janjevës përfitojnë 40 mijë euro nga Qeveria

Marshi i opozitës në Lipjan i realizuar të hënën para objektit komunal lidhur me kërcënimet e fundit ndaj gazetarëve, ka nisur dhe ka përfunduar me akuza të rënda për kryetarin Imri Ahmeti dhe drejtorët e tij Avni Olluri e Ilir Tasholli. Madje, ka pasur kuvendarë që po pretendojnë se është pikërisht kjo treshe Imri Ahmeti, Avni Olluri e Ilir Tasholli të cilët po kërcënojnë kur po preken interesat e tyre.

Kujtojmë se marshi protestues është organizuar në mbrojtje të gazetarëve Granit Duriqi Ulpianapress dhe Agim Ademi Koha Ditore.

Kuvendarja Lumturije Bytyqi – Hasani, ka thënë se nuk është risi forma e kërcënimeve që kjo qeverisje bën për personat në sektore të ndryshme, mirëpo sipas saj tash kanë filluar ta rrisin avazin duke i shpallur luftë edhe gazetarëve të cilët po informojnë drejtë opinionin, transmeton Ulpianapress

“Tash jemi në dijeni sipas informaioneve qe kemi mbrenda GJTHP-së dega në Lipjan se është bërë një padi ndaj gazetarit të Ulpianapress, Granit Duriqi nga kryetari Komunës, kurse tash së fundi është kërcënuar edhe gazetari tjetër i Kohës Ditore Ademi. Ne kemi organizuar një marsh për të mbrojtur gazetarët të cilët po bëjnë punën e tyre dhe që kryetari Komunës urgjentisht të distancohet nga veprimet e tilla dhe të shkarkojë menjëherë drejtorin Olluri edhe pse kemi informacion se kryetari Ahmeti do ta avancojë atë“, ka thënë ajo.

Kurse Ramiz Qeriqi, ka akuzuar rëndë treshen Ahmeti, Olluri e Tasholli. Ai dyshon se po vepron një grup kriminal i cili kërcënon e shantazhon kur u preken interesat.

Kjo është deklarata e Qeriqit.

“Unë personalisht kam pas obligim moral të jem pjesë e marshit, sepse shumican e informacioneve që janë publikuar së fundi nga gazetarët unë i kam dhënë. Kush ka përcjell mbledhjet shihet se ekzelutivi nuk përgjigjet në pyetjet e mia. Kam kërkuar edhe qasje në dokumente zyrtare nuk më janë ofruar asnjëherë. Me këto punë duhet të merret hetuesia, mirëpo ka bër pare Imri Ahmeti dhe nuk merret kush me të ma. Ky Avniu që e ka kërcënu gazetarin është nga një grup i kriminelëve që edhe mandatin e kaluar ishin bashkë duke keqpërdor. Ilir Tasholli e Avni Olluri bashkë me Imri Ahmetin po bëjnë dallavere dhe gazetarët kanë prek aty ku ju ka djeg prandaj edhe ka kërcënu. Mendoj se hetuesia do të merret me këtë punë. Por, gazetarët duhet të shkojnë ta marrin një deklaratë te Ilir Tasholli duke e pyetur atë pse ishte te shpia e Emin Beqirit bashkë me gruan pas orës 12 të natës dhe ka kërkuar prej tij me ia stopu lëndën Avni Ollurit. Ka qenë pra një koalicion i hajnisë mes Imri Ahmetit dhe drejtorave dhe kur janë prek interesat kanë nis kërcënimet. E kanë liruar një rrugë te një ndërtesë dhe dyshoj se Imria ka pjesë bashkë me drejtorët. Me pas gjyqësi dhe prokurori, ky nuk ishte sot në zyrë“, ka deklaruar ai./Ulpianapress

COMMENTS