Mbahet mbledhje komemorative për punëtorin e QPS-së Qamil Sahiti

Mbahet mbledhje komemorative për punëtorin e QPS-së Qamil Sahiti

Si në “kohën e gurit”, Gllavica e Lipjanit qe 3 ditë pa rrymë!

Në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit, sot është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së punëtorit të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan Qamil Sahiti.
Në këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti i’u është drejtuar familjarëve dhe të pranishmëve të tjerë duke çmuar lartë kontributin e kolegut, ai në të njejtën kohë ka thënë se është një humbje jo vetëm për familjen por edhe për kolegët dhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin Qamilin.
“Paqim forcë e kurajo për ta përballuar këtë humbje…..E përkujtftofshim për jetë e mot veprën dhe angazhimin e tij”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Për jetën dhe veprën e punëtorit Qamil Sahiti ka folur drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Makfirete Shamolli.
Ndërsa, në emër të familjes të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, iu është drejtuar Heset Sahiti.

COMMENTS