Mbani mend emrin: Apollon Ajeti

Mbani mend emrin: Apollon Ajeti

O’CONNELL: POLITIKANËT KOSOVARË TË PËRFSHIRË NË SHPËLARJEN E PARAVE

I lindur më 7 janar të vitit 1996 djaloshi nga Lipjani Apollon Ajeti i licencuar edhe nga shtëpia më e madhe e futbollit UEFA, ka nisur të marrë hovin e një trajneri profesional i portierëve.

23 vjeçari lipjanas, Ajeti, dikur në moshën rinore ishte edhe portier i KF Ulpiana dhe shquhej për pritjet e tija dhe reflekset e veçanta, megjithatë, ishin lëndimet që nuk e lanë rritën e tij si portier dhe penguan karrierën. Por, Apolloni nuk e humbi kontaktin me dorëzat e portierit vetëm se kësaj here doli në rolin e mësuesit të portierëve.

Ajeti ka në pronësi sot Uefa Licenca C,
Certifikate Goalkeeper Coach Uefa, pastaj në Madrid një trajnim 2 Javor dhe Certifikaten e arritshmerisë.


Ka bërë karrierë në KF Ulpiana si portier e më pas edhe si trajner i portierëve për 3 vjet rrjesht, kurse së fundi ishte angazhuar edhe në KF Lipjani për një vit ku edhe dha dorëheqje.
Ai spjegon arsyet e dorëheqjes dhe ka falënderuar klubin për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit futbollistik  KF Lipjani. I falenderoj kolegët e mi, kryetarin dhe stafin e KF Lipjanit,  që ishin shumë korrekt me mua deri më tani. Ishte një eksperiencë shumë e mirë, puna me ta. Arsyeja pse une dua te largohem,  është sepse dua te filloj nje eksperiencë të re ne ndonjë klub tjetër,  që mendoj se do të më ndihmojë rreth rrugëtimit tim për të qenë një trajner i suksesshëm”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, shkollimet dhe aftësitë e Ajetit sot na bëjnë të sigurt se emri do të jehojë mbarë vendit dhe jashtë kufijve.
Prandaj që nga sot duhet ta mbajmë mend këtë emër, Apollon Ajeti. /Ulpianapress/

COMMENTS