Mbledhësi i topave e quan moment jetësor përqafimin nga Mourinho

Mbledhësi i topave e quan moment jetësor përqafimin nga Mourinho

Klopp vjen me koment epik për gjyqtarin u’a fali golin

Mbledhësi i topave i Tottenhamit, 15-vjeçari Callum Haynes, e ka vlerësuar si moment jetësor ndihmën që i dha skuadrës në një gol në fitoren ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma dhe më pas përqafimin që mori nga kryetrajneri Jose Mourinho.

Mbledhësi i topave reagoi shpejt në një top jashtë fushës, duke ia dhënë mbrojtësit anësor Serge Aurier, auti i të cilit shkoi te Lucas Moura, i cili asistoi për Harry Kanen, që barazoi shifrat në 2:2. Tottenhami fitoi 4:2, shkruan Koha Ditore. Pas barazimit në 2:2, Mourinho vrapoi te Hynesi dhe e përqafoi atë, gjë që bëri bujë nëpër media.

“Duket pak si joreale, unë thjesht po bëja punën time dhe nuk mund të besoj se çfarë ndodhi. Madje as që e pashë golin. Isha i zënë që ta ktheja topin dhe më pas dëgjova gëzimin. U ktheva dhe e pashë Harryn duke festuar, shikova më pas përsëritjen e rastit në ekran dhe e pashë saktësisht çka ndodhi. Ishte vërtet mirë nga ana e Joses që erdhi tek unë. Më gëzoi shumë. Unë e dua Tottenhamin dhe ishte një moment i jashtëzakonshëm që nuk do ta harroj kurrë”, ka thënë Hynes për faqen zyrtare të Tottenhamit.

COMMENTS