Me flokë të shkurtra dhe shumë stil – Çiljeta mahnit me pamjen e saj të re

Me flokë të shkurtra dhe shumë stil – Çiljeta mahnit me pamjen e saj të re

“Amanet” balada më e re nga Aida Doçi

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ditë më parë u bë krye-temë e mediave vendore.

Ajo reagoi ashpër lidhur me një lajm që cenonte privatësinë e saj, duke kërkuar nga mediumet që ta lënë të qetë sa i përket kësaj pjese.

Çiljeta përndryshe është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Çiljeta ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive me ndryshimin e ri në pamje.

Ajo i ka bërë flokët e saj edhe më të shkurtra, gjersa duket mjaft tërheqëse veshur me një bluzë të bardhë, dhe fund të zi.

“Një grua është si çanta e çajit, nuk mund të thuash sa e fortë është ajo deri sa ta vendosësh në ujë të nxehtë”, ka shkruar Xhilaga në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, ajo nuk ka bërë të ditur nëse është në realizim e sipër të ndonjë projekti muzikor, që me siguri fansat e saj po e presin. /Telegrafi/

COMMENTS