Mërgimtari po e ndihmon shumë Ulpianën, klubi e falenderon publikisht

Mërgimtari po e ndihmon shumë Ulpianën, klubi e falenderon publikisht

Xavi: Pas Messit dhe Ronaldos, vjen epoka e… (Foto)

Një mërgimtar që jeton në Zvicër ka ndihmuar përsëri klubin e futbollit Ulpiana, përcjellë Olle.

Shumë palë fanella, topa me cilësi të FIFA-së, kompjuterë dhe shumë paisje të tjera sportive i ka sjellur gjatë ditës së sotme në Lipjan, mërgimtari Feti Gërbeshi.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ka ndihmuar skuadrën, andaj edhe skuadra ka dashur ta falenderoj publikisht.

Falenderimi i Ulpianës pa ndërhyrje:

Feti GERBESHI, bashkatdhetari yne nga fshati Sllovi ndihmoi me pajisje sportive per shkollen e futbollit Ulpiana e cila eshte ne kuader te KF ULPIANA, Lipjan.

Gjate pranim dorezimit te ketyre pajisjeve sportive dhe disa kompjutereve dhe nje projektori ishte prezent Kryetari i klubit z.Abedin Salihu – Dino, ku e falenderoi z. Feti GERBESHI per kontributin e tij qe po i jep KF ULPIANA tash e disa herë.

Kjo nuk eshte hera e pare qe z.GERBESHI e ndihmon klubin me pajisje sportive nga Martingy Zvicer.

COMMENTS