Mesazhi i djalit të dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, në 19 vjetorin e rënies së babait

Mesazhi i djalit të dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, në 19 vjetorin e rënies së babait

Stefanoviq: Vuçiq e ka larguar Serbinë nga veriu i Kosovës

Sot është shënuar 19 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj dhe tre dëshmorëve tjerë të UÇK-së, nga Zona Operative e Dukagjinit.

Në akademinë, ku po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe personalitete tjera të jetës politike, veteranë të luftës dhe familje të dëshmorëve, një fjalë rasti ka mbajtur edhe Luan Haradinaj, djali i vetëm i heroit Shkëlzen Haradinaj.

Luani, i cili mban emrin e xhaxhait të tij dëshmor, i rënë më 5 maj 1997 në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha se shembulli i dëshmorëve do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e shtetit.

“Shembulli i dëshmorëve të kombit do të jetë gjithnjë udhërrëfyes për ne, në ndërtimin e një shtetit të fortë ashtu siç e deshën dhe e ëndërruan ata”, tha Luan Haradinaj.

Folësit në këtë akademi lartësuan veprën e Shkëlzenit dhe dëshmorëve tjerë, të rënë para 19 viteve.

Në këtë akademi janë përkujtuar edhe dëshmorët Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj. /Telegrafi/

COMMENTS