Mësohet identiteti i personave të vdekur në aksidentin në Duhël, njëri është nga Lipjani

Mësohet identiteti i personave të vdekur në aksidentin në Duhël, njëri është nga Lipjani

Sylë Tahirsylaj parashikon reshje bore gjatë javës

Tre persona kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Duhël të Suharekës. Viktimat janë të moshës 20, 21 dhe 23 vjeç.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe dy kamionë.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Policia ka konfirmuar këtë informacion për Gazetën Express

“Mund të konfirmoj si aksident në Duhël, ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona”, tha policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, emergjenca dhe prokuroria. Ndërsa, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjet dhe ka thënë se viktimat janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.

Numri i aksidenteve me fatalitet është shtuar së fundi. Për këtë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apele për kujdes në komunkacion.

Express ka raportuar në vazhdimësi për rritjen e numrit të aksidenteve në komunikacion. Vetëm këtë vit në aksidente të rënda kanë humbur jetën rreth 20 persona.

COMMENTS