Mish derri e peshku në drekën e Qeverisë Thaçi

Mish derri e peshku në drekën e Qeverisë Thaçi

Rusia “dorëzohet” në Siri, tërheq luftanijet

188 euro kishte qenë totali i faturës së një dreke së kabinetit të ish-Kryeministrit Hashim Thaçi.

Më datën 4 mars të vitit 2011, Restauranti ‘Pinocchio’ në Prishtinë kishte lëshuar faturë ku përfshiheshin ushqime, pije alkoolike e të tjera.

Zyrtarët qeveritarë kishin porositur një ‘Pork meny’ (mish derri). Dy copa që së bashku kushtuan 18 euro.

Përveç kësaj, në porosi ishin përfshirë raki e ftonit dhe e rrushit që së bashu kishin kushtuar 19 euro e 50 cent.

Zyrtarët konsumuan Pica dhe pasta bolonjeze, file viçi, salmoni, ‘Gamberi al forno’, sallata të përziera e të tjera.

Nga pijet pati edhe ujë, makiato e coca-cola.

KALLXO.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

COMMENTS