Ylli i pashuar që po “çmend” shkencëtarët, konsiderohet të jetë më shumë se një supernova

Ylli i pashuar që po “çmend” shkencëtarët, konsiderohet të jetë më shumë se një supernova

Kur shumica e yjeve rriten, ata “vdesin” nga një shpërthim i vetëm, por astronomët kanë gjetur një yll që nuk i mbijetojë vetëm një, por pesë shpërthi

Një tërmet i madh do t’i ndajë kontinentet përgjysmë, thotë një shkencëtar

Kur shumica e yjeve rriten, ata “vdesin” nga një shpërthim i vetëm, por astronomët kanë gjetur një yll që nuk i mbijetojë vetëm një, por pesë shpërthimeve të veçanta.

Ylli “zombi” vazhdoi të shpërthente gati dy vjet- gjashtë herë më shumë se kohëzgjatja e një supernove tipike.

Një ekip ndërkombëtar detajon rezultatet e tyre në revistën akademike “Nature”, transmeton Indeksonline.

“Kjo supernova thyen gjithçka që menduam se dimë se si funksionojnë yjet. Është mister i madh që kemi hasur pothuajse në një dekadë të studimit për shpërthimet yjore”, ka thënë bashkëautorja Arcavi në Observatorin Las Cumbres i cili është i bazuar në Kaliforni.

Objekti misterioz u kap në shtator 2014 nga një studim astoronik i fushës së gjerë.

Astronomët e kanë identifikuar atë si një yll shpërthyes në janar të vitit 2015, që në fillim dukej çdo gjë normale në lidhje me zbulimin.

Në llojet e zakonshme, supernovat, në fillim ka një shpërthim në qendër të yllit që hedh materiale me shpejtësi të lartë në hapësirën përreth. Zgjerimi i këtij materiali liron energji, duke bërë që objekti të shkëlqej deri në 100 ditë (rreth katër muaj) para se të zhduket totalisht.

Shpejt u bë e qartë se ky yll shpërthyes nuk përputhej me pritjet. Kështu, përkundër pritjeve ai nuk u zhduk, por shkëlqeu për 600 ditë- gati dy vjet.

Për më tepër, astronomët zbuluan se ndriçimi i saj ndryshonte deri në 50 për qind në një kohë të parrugut, sikur të shpërthente pa pushim.

Dhe, në vend që të ftohej sic pritjej, objekti mbante një temperaturë afërsisht konstante prej 5700 gradë celsius.

Në mënyrë integruese, duke hulumtuar përmes të dhënave në arkiv, shkencëtarët zbuluan se shpërthimi ndodhi në vitin 1954 në të njëjtin vend. Kjo mund të sugjerojë që ylli disi e mbijetojë atë shpërthim, vetëm për të shpërthyer më përsëri në vitin 2014.

“Sipas kësaj teorie, është e mundur që kjo ishte rezultate i yllit aq masiv dhe të nxehtë sa që krijoi antmaturë në thelbin e saj, ka thënë bashkëautori Daniel Kasen, nga Universiteti i Kalifornisë.

COMMENTS