Muaji i Ramazanit, marketi ‘’7 Vëllezërit’’ në Lipjan ofron bukë falas për nevojtarët

Muaji i Ramazanit, marketi ‘’7 Vëllezërit’’ në Lipjan ofron bukë falas për nevojtarët

Bisedë telefonike mes presidentëve Trump dhe Putin

Ramazani është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit në forcimin e besimit. Por, rolin e qytetarit të kujdesshëm korporativ e ka marrë marketi ‘’7 Vëllezërit ‘’ në Lipjan.

Gjatë këtij muaji, çdo qytetar i besimit islam që agjëron, ia privon vetes ushqimin dhe pijet nga fillimi i lindjes së diellit deri në perëndim. Por, agjërimi nuk është vetëm heqja dorë nga ushqimet dhe pijet. Ky muaj i shenjtë duhet të përcillet nga toleranca dhe solidariteti, njofton Ulpianapress.

Për të qenë sa më solidarë, marketi ’’ 7 Vëllezërit’’ për këtë muaj do të fillojnë se ofruari bukën falas për nevojtarët.

Ky gjest human i këtij marketi duhet të shërbejë si mesazh për të gjitha bizneset në Lipjan që së paku në muajin e Ramazanit të solidarizohet me nevojtarët./Ulpianapress/

COMMENTS