Mustafa i reagon Haradinajt: S’kam pasur zëvendësministra më shumë se ti

Mustafa i reagon Haradinajt: S’kam pasur zëvendësministra më shumë se ti

Mustafa: Audi Q7 dhe 70 dosjet, propaganda postbolshevike e VV-së

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka reaguar Ramush Haradinaj për siç tha ai numrin e madh të zëvendësministrave që i ka pas qeveria e kaluar.

Mustafa përmes një postimi në Facebook e quan të pavërtetë këtë deklaratë madje thotë se numri i zv.ministrave në kabinetin e tij ishte jo më shumë se 47-të.

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thenë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. Ministra.

Numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë. Të gjithë emrat mund të publikohen”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Megjithatë, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në Kuvend i bëri këto komente pas akuzave që deputetja e VV-së Albulena Haxhiu ia bëri kryeministrit për mosinicimin e ligjit që kufizon numrin e zv.ministrave.

Haradinaj tha se kjo u bë si shkak i asaj si është bërë Qeveria por shtoi se të gjithë këta zv.ministra do të punojnë dhe arsyetojnë pagën e tyre nga muajt në vijim.

“Kufizimi i numrit të zv ministrave është rezultat i mënyrës se si është bërë kjo Qeveri. Nuk po lëvdohem për këtë. Diku 74 i ka pasë para meje, por nuk është bërë publik, por janë të dhënat për këtë. Ato që kam premtu e nuk e kam mbërri mjaftueshëm këto ditë, por në janar do ta marr dhe këta zv.ministra do ta arsyetojnë pagën që e marrin”, është shprehur kryeministri.

COMMENTS