Nadal: Federer mbetet kundërshtari më i vështirë për mua

Nadal: Federer mbetet kundërshtari më i vështirë për mua

Bet365 tallet keq me Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë dhe Spanjën për Kosovën

Roger Federer ka komentuar rivalitetin me Rafael Nadalin, të cilit tashmë kanë hyrë në historinë e tenisit.

Tenisti spanjoll, Nadal deri më tani ka fituar 17 Grand Slame gjersa tre më shumë tituj i ka zvicerani 37-vjeçar.

Dyshja deri më tani janë takuar 38 herë mes tyre, ku 32-vjeçari ka 23 fitore më tepër kundrejt 15 sosh që i ka Federer.

R“Pa dyshim që Federer është kundërshtari im më i madh dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha fillimisht Nadal

“Ndeshjet me të janë gjithmonë shumë të vështira për mua, gjithmonë e ndryshon lojën, ka një dorë të fortë të majtë. Një gjuajtje e tij është e natyrshme. Nga dita e parë ishte e vështirë”, tha ai.

Ai më tutje pohoi se edhe bashkëkombasi i zviceranit, Stan Wawrinka, ka cilësi të mira të tenisit dhe është lojtar i papërshtatshëm.

Ndryshe, Nadal në klasifikimin e fundit të renditjes tabelore të ATP-së zë pozitën e dytë gjersa Federer është në vendin e katërt. /Telegrafi/

COMMENTS