NASA publikon zbulimin e madh: Mbetje organike në Mars

NASA publikon zbulimin e madh: Mbetje organike në Mars

Mban sekretin e botës, kjo është ndërtesa më e lartë në rruzull

Në fillim të javës NASA doli me një deklaratë se në ditët në vijim do të publikonte informacione të rëndësishme nga gjetjet që janë bërë falë robotit “Curiosity”, që endet prej vitit 2012 në sipërfaqen e Marsit.
Të enjten, Agjencia Amerikane e Hapësirës shoi kureshtjen e të gjithëve përmes një deklarate të gjatë e shkencore, që vetë studiuesit e NASA-s, e cilësojnë një prej zbulimeve më emocionuese të bëra deri më tani në sipërfaqen e “Planetit të Kuqe”.
Sipas NASA-s, Curiosity ka zbuluar materie organike në sipërfaqen e Marsit, një zbulim që përforcon akoma më shumë bindjen mes shkencëtarëve se dikur ky planet kishte jetë.
Megjithatë, skeptikët thonë se zbulimi jo domosdoshmërisht do të thotë se Marsi ka qenë dikur shtëpi e një forme jete aliene, apo që mund të jetë ende një e tillë, por rezultatet mirëpriten edhe prej tyre.
“Mundësitë për të gjetur shenja jete antike në Mars në misionet e së ardhmes sapo na u shtuan”, deklaroi i emocionuar Ashëin Vasavada, shkencëtar në projektin Curiosity.
Ekspertët kërkojnë që të shkohet më tej dhe puna të përqendrohet tek kërkimet e gjetjes së formave të jetës aktuale në Mars, që sipas tyre, mund të ekzistojnë ende në forma mikroskopike.
“Me këtë zbulim, Marsi na thotë që të vazhdojmë punën kërkimore për gjetjen e formave të jetës. Jam i bindur që në misionet e së ardhmes do të zbulojmë të tjera të dhëna më të emocionuese për Planetin e Kuq”, thotë Thomas Zurbuchen, shkencëtar i NASA-s.
Materiet organike janë mbetje që krijohen vetëm nga forma jete dhe zbulimi për ekzistencën e tyre në Mars është bërë nga dy grupe të ndryshme shkencëtarësh, që në fund kanë arritur në të njëjtin rezultat.
Tashmë, puna e shkencëtarëve do të bazohet tek përpjekjet për të tërhequr në Tokë mostra të këtyre mbetjeve organike, për t’iu nënshtruar analizave më të detajuara, që do të shpjegonin prejardhjen dhe formën e organizmit që ka lënë pas këto gjurmë.
Aktualisht, sipërfaqja e Marsit është e pabanueshme, por shkencëtarët besojnë fort se miliona vite më parë ai ka qenë i populluar dhe këto pretendime i bazojnë tek gjurmët e lëna nga lumenjtë që dikur besohet se rridhnin në sipërfaqen e tij./tch

COMMENTS