Naser Osmani shtyn përpara agjendën për t’u dukur mashkulli më ‘seksi’ i politikës kosovare

Naser Osmani shtyn përpara agjendën për t’u dukur mashkulli më ‘seksi’ i politikës kosovare

Veseli: Sektori i teknologjisë informative do të mbështetet edhe më shumë

Një figurë që pak deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë, ka shfaqur deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Osmani.

Osmani ka treguar rezultatet e fitnesit përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në Instagram.

Deputeti gjendet në pushime dhe jo rrallëherë shpërndan fotografi ku shihet në vende bregdetare e vetëm në rroba të larjes.

Por, këtë herë Naser Osmani ka pozuar në një plazh në bluzë dhe pantallona të shkurtëra, e uji që ia ka lagur bluzën i ka vizatuar muskujt e formësuar të barkut dhe gjoksit.

Ai me këtë foto duket se ka dashur të ngacmojë imagjinatën e ndjekësve të tij, duke bërë një pozë në rroba, por vërtetë provokuese./Gazeta Express/

COMMENTS