NBA: Clippers një fitore larg kualifikimit

NBA: Clippers një fitore larg kualifikimit

Ylli i Dortmundit e refuzon Chelsean për Liverpoolin

Dyshja George–Leonard udhëhoqi Los Angeles Clippers drejt një fitoreje të thellë, duke rikthyer te suksesi franchise-n kalifornian. Skuadra e drejtuar nga trajneri Doc Rivers mori hak për disfatën e pësuar në takimin e fundit, në kohën shtesë, pas koshit të cmendur të sllovenit Luka Doncic dhe tani Clippers kryesojnë serinë me rezultatin 3-2.

Në AdventHealth Arena ekipi teksan vuajti stërmundimin e takimit të fundit, pasi në këtë fazë kalendari është tepër i ngjeshur dhe nuk krijon aspak mundësinë për t’u shplodhur dhe rifituar energjitë e humbura, por mbi të gjitha Mavericks ndjenë vërtet shumë mungesën e madhe të lojtarit të qendrës, 25-vjecarit nga Letonia Kristaps Porzingis. Dallasi e filloi më mirë takimin dhe kur kishin kaluar vetëm 3’35” lojë skuadra e drejtuar nga trajneri Rick Carlisle udhëhoqi 16-9, sidoqoftë ekipi kalifornian e mblodhi shpejt veten dhe forcoi mbrojtjen ndaj organizatorit të franchise-t teksan.

Fillimisht Clippers barazuan shifrat pa u mbushur as gjysma e periodës hapëse dhe më pas falë 19 pikëve të shënuara radhazi skuadra e dytë më e mirë e sezonit të rregullt në Konferencën e Perëndimit u shkëput për të mbyllur 12’ e parë me rezultatin 41-22.

Në sfidën e fundit Mavericks ia dolën për të përmbysur disavantazhin e 21 pikëve, ndërsa këtë herë në mënyrë të kuptueshme reagimi i Dallasit ishte vërtet shumë i dobët dhe takimi u mbyll praktikisht që pas periodës së parë. Në pushimin e madh mes pjesëve tabela elektronike tregonte rezultatin 76-52, ndërsa në vazhdim në vend që të hiqnin këmbën nga gazi dhe të administronin epërsinë e krijuar basketbollistët e ekipit kalifornian bënë cmos për të poshtëruar skuadrën teksane.

Clippers u treguan të pamëshirshëm dhe e përfunduan ndeshjen duke realizuar plot 154 pikë gjithsej. Kampionët në fuqi të Toronto Raptors përfaqësonin ekipin që kishte shënuar më tepër pikë gjatë fazës së play off-it, falë triumfit në takimin e katërt të serisë me Brooklyn Nets, që u fituar me shifrat 150-122 nga franchise kanadez, megjithatë një status i tillë tani iu takon basketbollistëve të Los Angeles Clippers, që e mbyllën sfidën e pestë të serisë me rezultatin e thellë 154-111.

Paul George bëri atokritikë për performancën jo të mirë në ndeshjen e katërt dhe 30-vjecari kalifornian shënoi 35 pikë në më pak se 25’ lojë, ndërsa Kaëhi Leonard kontribuoi me 32 pikë në afërsisht gjysmë ore që qëndroi në parket, ndërkohë pas diferencës së madhe që u krijua në rezultat Luka Doncic në krahun tjetër u la në fushë nga trajneri Rick Carlisle për vetëm 31’, periudhë kohe ku gjithsesi 21-vjecari nga Ljubljana ndihmoi ekipin e tij me vetëm 22 pikë, 8 rebound e 4 asist. Ndeshja e gjashtë e serisë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të premten në mëngjes, sidoqoftë shkoi në 3-2 rezultati i serisë gjithashtu edhe në përballjen tjetër Utah Jazz–Denver Nuggets.

Pas humbjes në ndeshjen hapëse të serisë me rezultatin 135-125 pas kohës shtesë, franchise nga Salt lake City regjistroi tre fitore radhazi, gjithsesi basketbollistët e Utah Jazz shpërdoruan “match point”-in e parë në dispozicion, teksa u mundën me shifrat 117-107.

Skuadra nga Colorado tregoi vërtet shumë karakter, megjithëse për hir të së vërtetës Nuggets nuk kishin asgjë për të humbur. Jazz udhëhoqën për pjesën më të madhe takimin dhe ekipi i Utah në këtë ndeshje shkoi deri në +10 në fraksionin hapës, dy herë në +11 në periodën e dytë dhe plot +15 pikë diferencë në 12’ e tretë, kur skuadra e drejtuar nga trajneri Quin Snyder kryesoi me rezultatin 71-56 ndeshjen.

Denveri ngushtoi në vetëm katër pikë diferencën që në fundin e periodës së tretë, ndërsa në 12’ e fundit ekipi nga Colorado luajti vërtet shumë mirë, duke u shkëputur dhe merituar plotësisht fitoren.

Në takimin e katërt Jamal Murray shkëlqeu duke realizuar plot 50 pikë, ndërsa këtë radhë 23-vjecari kanadez e ndihmoi ekipin e tij me 42 pikë, 8 topa në tabelë dhe 8 asist, në dicka më pak se 42’ lojë. 25-vjecari nga Serbia Nikola Jokic kontribuoi me 31 pikë, ndërsa 23-vjecari njujorkez Donovan Mitchell në krahun tjetër e mbylli mbrëmjen me 30 pikë dhe 5 asist./SS/

COMMENTS