Ndahet nga jeta pedagogu Ferzi Rexhepi

Ndahet nga jeta pedagogu Ferzi Rexhepi

Në kohën kur po takoheshin qeveritë shqiptare, në veri mblidhet “Shtabi i Krizës”

Prof.Ferzi Rexhepi, një personalitet mjaft i njohuri arsimit në Lipjan, ndërroi jetë këtë të premte pas disa muajsh lufte me një sëmundje të rëndë.

Prof.Ferzi Rexhepi lindi në Strugë në vitin 1949. Shkollën fillore e kreu në Strugë, të mesmen në Shkup dhe studimet i përfundoi në Universitetin Prishtinës.

Në vitin 1975 angazhohet si Pedagog në shkollën e mesme e orientuar në Lipjan. Pjesën më të madhe të jetës i’a kushtoi arsimit dhe edukimit të gjeneratave në Lipjan.

Duke filluar nga ora 15:00 mbahet një ceremoni komemorative në shkollën e mesme ‘’Adem Gllavica’’ për ta nderuar jetën dhe veprën e pedagogut Ferzi Rexhepi.

Prof.Ferzi Rexhepi do të varroset në varrezat e qytit të Lipjanit në ora 18:00.

COMMENTS