Ndarja e Kosovës, grupi i qytetarëve nga Lipjani shpalosin parulla në shesh

Ndarja e Kosovës, grupi i qytetarëve nga Lipjani shpalosin parulla në shesh

Mobileria ‘’Walker’’ kërkon dy punëtore

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga gazeta Ulpianapress, sot u mbajt  një aktivitet  nga një gup i qytetarëve të Lipjanit.

Ata vendosën parulla në sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Lipjan dhe nëpërmjet këtij aktiviteti, ata i dërguan një mesazh  se Kosova nuk u krijua shtet për tu zhdukur, njofton Ulpianapress

“Kosova nuk është krijuar për tu zhdukur, Kosova shtet i dardanëve dhe gjithë qytetarëve të barabartë, Thaci nuk mund të vendos në emër tonin. Shteti i  kapur, drejtësia e kapur, policia e kapur, FSK e kapur”, shkruhej në disa prej  parullave.

Anëtari i grupit të ‘’KOSOVA ATDHEU YNË’’, Shaip Jashari u shpreh se, përmes këtyre parullave ata shprehin kundërshtimin e tyre për gjendjen e rrezikut në të cilën ndodhet shteti.

 ‘’Qëllimi i këtij aktiviteti është që nëpërmjet parrullave të shkruara,  të shprehim kundërshtimin tonë për gjendjen e rrezikshme në të cilët ndodhet shteti ynë’’.

Ai  tutje ka shtuar se me një marrëveshje të till  shtetit të Kosovës i kanoset zhbërja, dhe si aktëerë kryesore Jashari i ka përmend treshen Thaçi, Rama dhe Vuçiç.

‘’Shtetit po i kanoset zhbërja nëpërmjet marrëveshjes e cila  tashmë  ëshë e njohur për të gjithë qytetarët e Kosovës, e cila është ndarja e shtetit,  e si akterë kryesorë janë, Presidenti Thaçi, Vuçiç dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama’’, ka thënë Jashari

Krejt në fund Jashari ka thënë se përmbajta e parullave janë bisedat të cilat i bëjnë qytetarët  ne jetën e përditshme./Ulpianapress

COMMENTS