Ndërron jetë Luke Perry

Ndërron jetë Luke Perry

Nuk do ta besoni se ku ka shkuar Ledri Vula

Aktori amerikan, Luke Perry, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare, më pak se një javë prej se pësoi goditje në tru.

Zëdhënësi i tij ka thënë se ai ka qenë i shoqëruar nga familjarët dhe miqtë në çastet e fundit të jetës.

Një portret i aktorit Luke Perry nga seriali “Beverly Hills, 90210” në vitin 1994.

Me të kanë qenë dy fëmijët e aktorit, Jack dhe Sophie, e fejuara Wendy Madison Bauer, ish-gruaja Minnie Sharp, nëna Ann Bennett, njerku Steve Bennett, vëllai Tom Perry dhe motra Amy Coder.

Ai ishte dërguar në një spital në Los Angeles në javën e kaluar, pasi në shtëpinë  e tij ishin thirrur shërbimet emergjente.

Luke Perry (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

“Familja e vlerëson mbështetjen e pakusht dhe lutjet që janë bërë për Luke nga e gjithë bota dhe kërkon privatësi në këto çaste zie”, ka thënë zëdhënësi i tij.

Perry u bë i famshëm falë rolit të tij në hit serialin e viteve të nëntëdhjeta, “Beverly Hills, 90210”, ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar në serialin “Riverdale”.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me vdekjen e aktorit. /Telegrafi/

COMMENTS