Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë (Foto)

Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë (Foto)

Ciklonet e rrezikshme po ngadalësohen dhe nuk është lajm i mirë

Burri më i vjetër në botë, edhe pse kurrë nuk e ka marrë këtë titull zyrtarisht, ka ndërruar jetë në moshën 121-vjeçare.

Celino Villaneuva Jaramillo, nga Kili, vdiq pasi ra nga krevati dhe theu 3 brinjë.

Ai kishte humbur certifikatën e lindjes në një zjarr 22 vite më parë dhe për këtë arsye nuk u vërtetua kurrë mosha e tij.

Zyrtarisht, titullin e burrit më të vjetër në botë e mban 112-vjeçari japonez Masazo Nonaka. Kurse gruaja më e vjetër në botë është japonezja Nabi Tajima, e cila është 117 vjeç.

Ndërkohë, rekordin e njeriut më të vjetër në botë e mban francezja Jeanne Calment, e cila vdiq në vitin 1997, në moshën 122-vjeçare.

COMMENTS