Në Ditën e Çlirimit, Rizani me bashkëpunëtorë bënë homazhe pran shtatorës të Komandantit Legjendar “Adem Jashari”

Në Ditën e Çlirimit, Rizani me bashkëpunëtorë bënë homazhe pran shtatorës të Komandantit Legjendar “Adem Jashari”

Rizani viziton fermerët në Lipjan: Do të iniciojmë procedura për t’i dalë në ndihmë fermerëve

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit, Kryetari degës së PDK-së, Hyzer Rizani me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pran shtatorës të Komandantit Legjendar “Adem Jashari”, percjell Ulpianapress.

Rizani nepërmjet një shënimi në faqen e tij zyrtare ka thënë se Dita e Çlirimit të Lipjanit dhe gjithë Kosovës u realizua me Gjakun e Dëshmorëve, mundin dhe sakrificën e madhe te të gjithë Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së, kuntributin dhe sakrificën e së cilit qytetarë të Kosovës në pëgjithësi, përkrahjen e pa kompromist të faktorit ndërkombëtar.

”Sot qytetarët e komunës së Lipjanit festojnë ditën e çlirimit. Kjo datë historike që dëshmoi vlerat, është një ditë nderimi dhe respekti për ata që sollën lirinë pas shumë vitesh nga okupimi serb. Andaj është një ditë nderimi dhe respekti për djemtë dhe vajzat që sollën lirinë që sot po e gëzojmë të gjithë ne. Dita e Çlirimit të Lipjanit është ditë manifestimi për të kujtuar 12 qershorin e vitit 1999 kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Lipjan. Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe Republikës Federale të Jugosllavisë. Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej që t’i tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Dita e Çlirimit të Lipjanit dhe gjithë Kosovës u realizua me Gjakun e Dëshmorëve, mundin dhe sakrificën e madhe te të gjithë Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së, kuntributin dhe sakrificën e së cilit qytetarë të Kosovës në pëgjithësi, përkrahjen e pa kompromist të faktorit ndërkombëtar.

Lavdi të gjithë Dëshmorëve të rënë për LIRi! Respekt për të gjithë Invalidët dhe Veteranët e UÇK-së! Faleminderit faktorit Ndërkombëtar! Urime Dita e Çlirimit të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit!”

COMMENTS