Në Indi përplaset autobusi me trenin, 13 nxënës mbesin të vdekur

Në Indi përplaset autobusi me trenin, 13 nxënës mbesin të vdekur

Njësia K9 e Policisë Speciale të Kosovës në Veri të Mitrovicës (Foto)

Plot 13 nxënës kanë humbur jetën fatkeqësisht, pasi autobusi i transportit shkollor të tyre u përplas me një tren në shtetin verior Uttar Pradesh të Indisë, teksa ende nuk dihet me saktësi numri i përgjithshëm i tyre.

Autobusi ishte duke udhëtuar drejt një udhëkryqi hekurudhor pa barriera mbrojtëse, kur ndodhi aksidenti.

Ky i fundit vjen vetëm pak javë pasi 24 nxënës të tjerë mbetën të vdekur kur autobusi i tyre ra në një humnerë në shtetin Himaxhal Pradesh, transmeton tch.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi, kryesisht për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve, apo kryqëzimeve që nuk mirëmbahen, sikurse edhe prej automjeteve tepër të amortizuara. Një tjetër incident i ngjashëm ndodhi në rajonin Kushinagar të Uttar Pradeshit.

Qeveria e këtij shteti urdhëroi një hetim mbi incidentin dhe njoftoi kompensimin e familjarëve të atyre që mbetën të vrarë. Një deklaratë e ministrit Yogi Adityanath bënte të ditur se ai ishte nisur drejt vendngjarjes.

COMMENTS