Në Kamenicë e Ferizaj, qytetarët veshin pemët me xhaketa për njerëzit në nevojë

Në Kamenicë e Ferizaj, qytetarët veshin pemët me xhaketa për njerëzit në nevojë

Ahmeti edhe vikendeve del në teren dhe inspekton punimet (Foto)

“Në këto ditë të ftohta, vetëm dashuria dhe mirësia na mban ngrohtë” – është thënia me të cilën të rinjtë e Kamenicës e kanë shoqëruar aktivitetin e tyre.

Të rinjtë e Kamenicës, vullnetarë nga KVRL-ja (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal), kanë marrë iniciativë për vendosjen e palltove nëpër qytet për njerëzit në nevojë, raporton KTV.

Kushdo që ka nevojë mund të marr një pallto, ato janë falas.

Njëjtë është vepruar edhe në qytetin e Ferizajt, ku qytetarë të ndryshëm kanë veshur drunjtë me xhaketa në të cilat është nga një porosi ku shkruan: “Nëse ke të ftohtë, mere këtë”.

Shembuj të këtillë u panë më herët në Turqi e në Bullgari, e qytetarët e Kamenicës dhe të Ferizajt, duke e pas parasysh që gjendja ekonomike në vendin tonë nuk është e mirë, vendosën që të ndjekin këtë shembull human.

COMMENTS