Në këtë ditë ditë bie bora e parë

Në këtë ditë ditë bie bora e parë

Anulohet konkursi, Nehat Thaqi mbetet drejtor i Burgjeve

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizojë vendin për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikuara.Të hënën mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Riga shiu parashikohen edhe ditën e mërkurë, kurse, sa i përket fushave termike, ato do të regjistrojnë vlera, që i përgjigjen afërsisht mesatareve të stinës që jemi.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius.

Derisa të mërkurën parashihet që në viset e ulëta të ketë riga të dobëta shiu, në viset malore priten fjolla të lehta bore, meqë atje temperaturat minimale do të zbresin deri në zero 0 gradë Celsius, raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Deri ditën e enjte masat e ftohta ajrore do të jenë prezent mbi vendin tonë, kjo si pasojë e erërave që vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit.Nga dita e premte e tutje, era do ta ndërroj kahun, nga verilindja në jugperëndim, me ç ‘raste do të ketë ngritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat e ekstremeve dhe krahas këtyre masat e ajrit do të jenë më aktive.

Shpejtësia e erës në drejtimet e lartë cekura do të lëvizë nga 1-9m/s, e në disa lokalitete shpejtësia e sajë do të regjistroj vlera mbi 11m/s.

COMMENTS