Në Komunën e Lipjanit mbahen aktivitete të ndryshme për 16 ditët e solidarizimit me viktimat e dhunës në familje

Në Komunën e Lipjanit mbahen aktivitete të ndryshme për 16 ditët e solidarizimit me viktimat e dhunës në familje

Kryetari Ahmeti falënderues për angazhimin e strukturave të partisë, nuk i harron as qytetarët

”Këshilli komunal për mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe baza gjinore me qëllim të sensibilizimit kundër dhunës, ka filluar aktivitetet në disa shkolla të Komunë së Lipjanit, në kuadër të aktiviteteve për 16 ditët e solidarizimit me viktimat e dhunës në familje dhe baza gjinore.

Këtë vit me përkrahje edhe nga OSBE, aktivitetet janë duke u zhvilluar në shkolla dhe gjatë këtyre takimeve me nxënës është prezantuar shfaqja teatrale “Qfarë faji kam unë”, përgatitur nga nxënësit e shkolles “Ibrahim Banushi” – Shalë, pastaj takimet kanë vazhduar me diskutime dhe prezantime nga panelistët, përfaqësues nga institucionet përgjegjëse. Aktivitete të tilla do të realizohen edhe ditëve në vazhdim.

Ky këshill është formuar në vitin 2016 – të me vendim të kryetarit, Imri Ahmeti”, njofton komuna e Lipjanit.Image may contain: 27 people, people smiling, indoorImage may contain: 3 people, people smiling

COMMENTS