Në Meksikë nuk bie shi, fermerët fajësojnë Volkswagen

Në Meksikë nuk bie shi, fermerët fajësojnë Volkswagen

Dashurinë e jetës do ta takoni pasi ta bëni gabimin e jetës

Gjigandit gjerman të prodhimit të automjeteve, Volkswagen, i ëhstë dashur të marrë në mbrojtje automjetet e reja, pasi një breshëri akuzash është drejtuar kundër tyre nga fermerët lokalë në Meksikë, të cilët pretendojnë se të mbjellat e tyre po dëmtohen prej këtyre makinave.

Komunitetet bujqësore të vendit kanë akuzuar prodhuesit se “arbitrarisht” po provokojnë thatësirë në shtetin qendror të Puebla, ku “Volkswagen” operon me fabrikën më të madhe të veturave jashtë Gjermanisë. Tani ata kërkojnë më shumë se 70 milionë pesos (3.7 milionë dollarë) kompensim nga prodhuesi i automobilave.

VW ka instaluar valvula që nxjerrin ajër në fabrikë, të cilat prodhojnë nxehtësi në atmosferën përreth, me qëllim parandalimin e formimit të breshrit që kishte dëmtuar makinat e përfunduara të parkuara jashtë godinës së kompanisë. Prodhuesit të automjeteve i është dhënë zyrtarisht leje për të përdorur këtë mekanizëm, megjithëse teknologjia ende nuk ka prova shkencore që mbështesin efikasitetin e saj.

Sipas fermerëve, përdorimi nga VW i këtyre meknaizmave ka shkaktuar një thatësirë që i ka bërë të humbasin 2,000 hektarë (5,000 hektarë) të kulturave që ata kultivojnë.

Pajisjet e VW-së jo vetëm që shpërndajnë stuhitë e breshërit, por kanë ndalur reshjet që nga maji (fillimi i sezonit të shiut në Meksikë), thotë Gerardo Perez, përfaqësues i fermerëve në zonë.

“Qielli hapet dhe çuditërisht nuk bie shi”, tha ai për AFP, duke shtuar se valvulat ishin “duke ndikuar në ciklet e Tokës”. Një zëdhënës i VW, i cili u takua me autoritetet shtetërore, tha të mërkurën se kompania do pezullojë përdorimin e mekanizmit në mënyrë automatike.

“Sapo rrjetat anti-breshër të instalohen në oborre, ato do të përdoren si masa kryesore për mbrojtjen e automjeteve, ndërsa pajisjet do të shërbejnë si një vegël dytësore dhe do të përdoren vetëm në mënyrë manuale”, tha ai.

“Me këto veprime, Volkswagen de Mexico shpreh angazhimin e tij për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me palët e interesuara: mjedisin, komunitetet fqinje dhe autoritetet”, shtoi zëdhënësi i VW.

Fabrika e Pueblas është jashtë Gjermanisë më e madhja e Volkswagen, duke punësuar 15,000 njerëz që prodhojnë më shumë se 450,000 automjete në vit. Në qershor dhe gusht, fermerët organizuan protesta dhe bllokuan hyrjen në fabrikë, duke thënë se kompania mund të merrte masa të tjera për të mbrojtur makinat e saj.

“Volkswagen pretendon të jetë një kompani miqësore me mjedisin, por ata nuk po e tregojnë atë,” tha zyrtari më i lartë mjedisor lokal Rafael Ramirez. /Shqip

COMMENTS