Në prag të derbit gjerman: Njihuni me 4 futbollistët që kanë veshur fanellën e dy skuadrave, Bayernit dhe Dortmundit

Në prag të derbit gjerman: Njihuni me 4 futbollistët që kanë veshur fanellën e dy skuadrave, Bayernit dhe Dortmundit

Legjionarët në merkato; nga Hysaj, te Cikalleshi e Grezda

Dy skuadrat që janë në garë të ngushtë për titull në Bundesligë, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich do të takohen sonte në kuadër të javës së 28-të.

Në “Allianz Arena”, Bayerni e pret skuadrën lidere, Dortmund, në ndeshjen që zhvillohet me fillim prej orës 18:00.

Pas 27 ndeshjeve të zhvilluara, Dortmundi prin me 63 pikë, me vetëm 2 pikë më shumë se “Bavarezët” që pozicionohen një pozitë më poshtë.

Në prag të këtij derbi, ne kemi bërë një listë prej katër futbollistëve që kanë veshur fanellën e të dyja skaudrave që Gjermani njihen për rivalitet të madh mes vete.

Torsten Frings – u transferua te skuadra e Dortmundit gjatë vitit 2002 dhe qëndroi dy sezone, më pas në vitin 2004 nënshkruajti kontratë me Bayernin. Po në atë sezon, Frings me Bayernin fituan titullin dhe më pas futbollisti gjerman u largua drejt Werder Bremenit.

Mario Goetze – u bashkua me Dortmundin në vitin 2009 dhe qëndroi aty deri në vitin 2013. Fitoi dy herë titullin në Bundesligë dhe një herë ishin në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2013. Më pas u bashkua me Bayernin ku aty ishte fitues i tre titujve në kampionatin gjerman dhe më pas vendosi që të rikthehet te Dortmundi.

Mats Hummels – qendërmbrojtësi fillimisht ishte në akademinë e Bayernit, zhvilloi vetëm dy paraqitje me Bayernin dhe më pas gjatë vitit 2008 u transferua te Dortmundi në formë huazimi, një vit më pas kompletoi transferimin e tij. Te Dortmundi fitoi dy herë titullin dhe u largua drejt Bayernit gjatë vitit 2016 dhe ende vazhdon të jetë pjesë e “Bavarezëve”, shkruan Gazeta Metro.

Robert Lewandowski – u bashkua me Dortmundin gjatë vitit 2010 dhe ishte pjesë e “milionerëve” deri në vitin 2014. Gjatë kësaj kohe ishte dy herë fitues i titullit në Bundesligë dhe gjatë vitit 2013 e ndihmoi skuadrën të kualifikohej deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku më pas u mposhtën nga Bayerni. Sulmuesi polak u bashkua me Bayernin gjatë viti 2014 dhe ende vazhdon të jetë pjesë e klubit bavarez. 30 vjeçari ende vazhdon të konsiderohet si një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në botë.

COMMENTS