Nehat Thaçi emërohet drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Nehat Thaçi emërohet drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Sami Lushtaku mohon se pati përleshje sot në Skenderaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar propzimin per emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues. Këtë post do ta mbajë, Nehat Thaçi.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se për këtë pozitë në garë kanë qenë 11 aplikacione, ndërsa 5 janë selektuar në listën e ngushtë.

Tre të rekomanduarit kanë qenë Nehat Thaçi, Rasim Selmani dhe Enver Rrustemi, shkruan lajmi.net.

Me propzimin e ministrit të Drejtësisë është propozuar që drejtor të jetë, Nehat Thaçi.

Ai është emëruar në këtë pozitë për një mandat tre vjeçar.

Drejtor i Shërbimit Korrektues mandatin e fundit ka qenë Sokol Zogaj.

COMMENTS