Nehat Thaçi merr vendimin nga kryeministri, të enjten del në punën e re

Nehat Thaçi merr vendimin nga kryeministri, të enjten del në punën e re

Përcillet Rexhep Çeliku

Thaçi pritet që këtë të enjte të fillojë punën në postin e ri, si Drejtori i Shërbimeve Korrektuese të Kosovës.

Vendimi për Nehat Thaçin është marrë të hënën dhe tashmë është nënshkruar ligjërisht.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke thënë se pikërisht këtë të enjte nis edhe puna e tij në postin e ri, të cilin deri para pak kohësh e udhëhoqi, Sokol Zogaj, tashmë i pensionuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të udhëhiqet nga Thaçi i cili deri tani ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Mitrovicës, pozitë kjo në të cilën funksiononte që nga viti 2011.
Emërimi i Nehat Thaçit në krye të Shërbimeve Korrektuese u bë në mbledhjen e qeverisë më datën 27 prill./Indeksonline/

COMMENTS