Nëna e Ritës feston ditëlindjen, kështu e urojnë vajzat e saj

Nëna e Ritës feston ditëlindjen, kështu e urojnë vajzat e saj

Almeda niset me urgjecë drejt Turqisë, bashkëshorti i saj i shtruar në spital

Vera Ora mbush sot të pesëdhjetat.

Vera Ora, nëna e Rita dhe Elena Orës, po feston sot ditëlindjen e 50-të.

Rita dhe Elena shumë shpesh kanë treguar se pikërisht nënën e tyre e kanë frymëzimin më të madh në jetë.

“Urime ditëlindja @veraora, shumë krenare me ty, ti je aq e mirë dhe e fortë dhe e bukur brenda dhe jashtë!!”, ka shkruar Elena në fotografinë e postuar me nënën e saj kur ishte një vajzë e vogël.

Ndërsa vajza e saj e dytë, e cila po e bën krenare çdo ditë e më shumë Verën, Rita ka zgjedhur një kolazh të footve të ëmbla nga fëmijëria e saj.

Rita ka shkruar: “Për nënën time e cila është inspirimi im më i madh në gjithë botën. Urime ditëlindja, faleminderit që je një grua shumë punëtore dhe e palodhshme, nga e cila e marr edhe etikën e punës“./Gazeta Express/

COMMENTS