Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit përmirësimi i banimit të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit përmirësimi i banimit të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Prodhuesit më të mëdhenj të armëve, Rusia i zë vendin…

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Isak Skenderi përfaqësues i Organizatës Vo-RAE, për të implementuar projektin – Përfshirja Sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për Komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe grupe të tjera, me theks të veçant në kompetencën e përmirësimit të kushteve të banimit.

Ky projekt në vlerë prej 32 mijë euro do të financohet me 17 mijë euro nga OJQ VoRAE ndërsa Komuna e Lipjanit do të financoj pjesë tjetër në vlerë 15 mijë euro .

Komuna e Lipjanit përmes këtij projekti do të angazhohet të zbatojnë programin për përmirësimin e kushteve të banimit, përkatësisht ndërtimin e shtëpive dhe renovimin e objekteve të banimit duke përdorur praktikat më të mira të marr nga shtetet e tjera të perendimit.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS