Nesër aksion pastrimi në Lipjan

Nesër aksion pastrimi në Lipjan

Fillojnë dëgjimet buxhetore 2019-2021

Let’s Do It ka njoftuar se nesër do të organizohet aksion pastrimi në Janjevë të Lipjanit, duke filluar nga ora 11:00, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni fillon nga shkolla fillore “Shtjefën Gjeqovi”, për të vazhduar pastaj në qendër të fshatit të Janjevës. Po ashtu, do të bëhet pastrimi i lumit të fshatit, si dhe do të pastrohet deponi ilegale e mbeturinave.

“Në aksionin e nesërm merr pjesë ekipi i Let’s Do It, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë komunalë, si dhe banorë të Janjevës”, thuhet në njoftim.

COMMENTS