Nevoja për të kontrolluar çdo gjë: 3 arsye pse Erdogani është i fiksuar pas Gylenit

Nevoja për të kontrolluar çdo gjë: 3 arsye pse Erdogani është i fiksuar pas Gylenit

Pamjet që kanë shokuar Bosnjën: Nëna rrah brutalisht vajzën e saj të vogël (Video, +18)

Erdogani dhe mbështetësit e tij akuzojnë Gylenin dhe simpatizuesit e tij thuajse për çdo gjë të keqe që ndodh në Turqi kohët e fundit, përfshi këtu edhe përpjekjen për grusht shteti në 15 korrik 2016, vrasjen e ambasadorit rus në Turqi në dhjetor të 2016, rrëzimin e avionit luftarak rus nga forcat ajrore të Turqisë dhe zbardhja e aferave korruptive në vitin 2013, në të cilat ishin të përfshirë edhe të afërm të anëtarëve të kabinetit të tij, trasnmeton Gazeta Metro.

Arsyet kryesore të fiksimit të Erdoganit me Gylenin janë tri:

1. Kjo është një dëshirë për të mbuluar korrupsionin masiv dhe sistemik.

2. Nevoja për të kontrolluar çdo lider në radhët e qytetarëve.

3. Kjo është edhe një nevojë e tija personale për të pasur një ‘dash kurbani’ për të gjitha problemet dhe mangësitë e vendit, për të justifikuar prirjen e tij autoritare. Disa e kanë portretizuar këtë përplasje si një prishje mes dy aleatësh, mirëpo e vërteta është se ata nuk kanë qenë kurrë kaq të afërt me njëri-tjetrin.

Rrënjët intelektuale të Erdoganit shtrihen në lëvizjen politike islamiste turk të quajtur “Bindja Kombëtare”. Ndërkohë që, nga ana tjetër, lëvizja “Hizmet” e frymëzuar prej Gylenit i ka rrënjët në shkollën qytetare dhe kulturore të Islamit që frymëzohet prej sufizmit, e cila nuk ka fare premisa politike për të zhvillar veprimtarinë e saj shoqërore.

Islamistët politikë kanë pasur gjithnjë një imazh të vetvetes të unifikuar me të gjithë shtresat që ndiejnë përkatësi të fortë tek islamizmi, të cilët i cilësojnë si tradhtarë të gjithë ata që nuk i mbështesin ata politikisht si tradhtarë. Për shembull, me ndarjen e Erdoganit prej partisë islamiste të mentorit të tij politik, ish-kryeministrit politik, Nexhmetin Erbakanit, ky i fundit i cilësoi ata si tradhtarë.

Edhe në Turqinë e sotme, Erdogani po përdor ligjërimin fetar për qëllimet e tij politike, duke e përdorur Drejtorinë e Çështjeve Fetare si një vegël politike, nëpërmejt së cilës i shpall si tradhtare të gjitha grupimet fetare që nuk rreshtohen pas partisë së tij.

Turqia e Erdoganit është kthyer në një vend ku gjithçka e drejton frika, që bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të përfaqësuara prej Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s. Atmosfera e urrejtjes dhe antiamerikanizmit të theksuar që është nxitur nga ana e qeverisë nuk lejon as më të voglën kritikë në politikën e brendshme apo ngritjen e zërit për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dobësimin e ndjeshëm të demokracisë në vend.

Shpresa e vetme për viktimat e kësaj gjuetie mbetet te komuniteti ndërkombëtar, që ai t’i kërkojë Erdoganit të heqë dorë prej fiksimit të tij me z. Gylen, të ndihmojë në rivendosjen e pavarësisë së gjykatave dhe t’u kthejë njerëzve të pafajshëm jetën dhe liritë e tyre.

COMMENTS