Neymar i thur elozhe Mbappes

Neymar i thur elozhe Mbappes

Arbëria fiton me përmbysje, vendos “i zakonshmi” Statovci

Neymar i ka thurur elozhe Kylian Mbappes.

Neymar ka thënë se Kylian Mbappe do të bëhet më i mirë në botë, pasi është në rrugë të tillë.

“Marrëdhënia që kam me të është më e mira e mundshme, brenda dhe jashtë fushës”, tha braziliani, përcjell lajmi.net.

“Nuk kam dyshime, Kylian do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Përpiqem ta ndihmoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Për çdo gjë që ndeshim në stërvitje, ose në lojë, unë bisedoj me të, ose ai vjen për të folur me mua. Është sikur të jemi vëllezër. Ne nuk e kemi zili njëri-tjetrin”, përfundoi ai.

Mbappe ka shkëlqyer që nga transferimi te PSG në vitin 2017, pasi fitoi titullin me Monaco. 20-vjeçari ka shënuar 50 gola në të gjitha garat me PSG. 

COMMENTS