Nga 1 janari, policia e Lipjanit  ka shqiptuar 6124 tiketa

Nga 1 janari, policia e Lipjanit ka shqiptuar 6124 tiketa

“Edhe lejleku e ka kuptuar që në Kosovë ndërton ku të teket”

Të enjetën, stacioni Policor në Lipjan në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan ka publikuar raportin dhe analizën e punës për periudhën janar – dhjetor 2017. Për më tepër, te rubrika tiketat e shqiptuara nga Policia e Lipjanit, raporti vë në pah se kemi rritje të shqiptimit të tiketave në 2017-tën në krahasim me 2016-tën.

Sipas raportit policor janar – dhjetor 2017, ajo ka shqiptuar 6124 tiketa për 1 vjet gjithsejt, 1642 më shumë se më 2016.

Po ashtu, gjatë vitit 2017, sipas raportit të Policisë, kanë ndodhur 234 aksidente me dëme material pa të lënduar, përderisa aksidente me fatalitet nuk ka pasur./Ulpianapress/

COMMENTS