NISMA e Lipjanit: Pushtetit komunal ka shpeshtuar rastet e konfrontimit me mediat

NISMA e Lipjanit: Pushtetit komunal ka shpeshtuar rastet e konfrontimit me mediat

HAPET ZYRA E TREGTISË KOSOVARE NË SHTETIN E BOLIVISË

”REAGIM

Të vetëdijshëm se liria e shprehjes dhe e medies është një prej vlerave më të rëndësishme të një shoqërie demokratike, Nisma Socialdemokrate në Lipjan, dënon kërcenimin ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Agim Ademi, nga Drejtori i Administrates Publike në Lipjan, Avni Olluri.

Gjuha denigruese dhe kërcënuese ndaj gazetarisë, deri në kërcënim me qërim hesapesh, është jo vetëm pengesë për mbarëvajtjen e punës së gazetarisë hulumtuese, por tregon edhe mjerimin, papërgjegjshmërinë dhe arrogancën që shfaqë pushteti në Lipjan. Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe aspak etike tregon mëse miri se si pushteti në Lipjan nuk përfill as një normë dhe vlerë demokratike.

Sulme të tilla nuk janë të rastësishme dhe të izoluara.

Sipas informacioneve qe kemi nga GJTHP dega në Lipjan, edhe ndaj gazetarit Granit Duriqi “Ulpianapress”, është ngritur një padi duke shpeshtuar rastet e konfrontimit te pushtetit komunal me mediat.

Nisma Socialdemokrate në Lipjan, kërkon nga organet kopetente që t’merren me këtë kërcënim dhe shantazh që iu bëhet gazetarëve.

Nisma Socialdemokrate në Lipjan, përveç se dënon kërcënimin ndaj gazetarit, Agim Ademi, njëkohësisht u bënë thirrje organeve kopetente të marrin masa për krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët”, shkruan Nisma Socialdemokrate e Lipjanit në faqen e tyre zyrtare.

COMMENTS